Defekt në nënstacionin e pompimit, disa lagje pa ujë në Tiranë

01/08/2015 00:00

Një avari teknikë në nënstacionin e pompimit të Bërxullës ka lënë pa furnizim me ujë disa lagje të Tiranës.

Ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve e kryeqyteit njoftoi se për shkak të një defekti elektrik në këtë stacion, pa ujë kanë mbetur zonat Yzberish, rruga “3 Dëshmorët” dhe ajo e njohur si Unaza e Re.

UKT njofton se grupet e punës të OSHEE-së, janë në vendin e ngjarjes duke punuar për riparimin e defektit. 

Top Channel