Mbyllet dosja hetimore ndaj dhëndrit që vrau vjehrrin

01/08/2015 00:00

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dorëzuar për hetim në gjykatë me akuzën e vjrasjes, dosjen hetimore ndaj Altin Sulkut, i akuzuar për vrasjen e vjehrrit të tij Lutfi Xhaferri dhe plagosjen e vjehrrës, Naime Xhaferri.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 17 maj të këtij viti në zonën e Kasharit, në Tiranë.

Naime Xhaferri është dëshmitarja kyçe në këtë proces. Në dëshminë e dhënë në prokurori, ajo ka deklaruar se më 17 maj, Sulku u ka dalë përpara dy bashkëshortëve, duke i akuzuar se kanë qëlluar me armë te shtëpia e tij një natë më herët.

Pavarësisht se kjo akuzë është hedhur poshtë menjëherë nga shtetasi Lutfi Xhaferri, i pandehuri ka qëlluar menjëherë me automatik, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Në këtë moment, shtetasja Naime Xhaferri ka tentuar t’i marrë armën, por është goditur me plumb në dorë. Më pas autori është larguar nga vendi i ngjarjes dhe është arrestuar disa orë më vonë nga forcat e Policisë së Shtetit.

Ndërkohë, nën hetim është edhe babai i Altinit, Skënder Sulku. Ky i fundit po hetohet në gjendje të lirë për akuzën e armëmbajtjes pa leje.

Top Channel