Veseli premton më shumë lehtësi për bizneset në Kosovë

01/08/2015 00:00

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se zhvillimi ekonomik i vendit është prioritet dhe për këtë ai ka paralajmëruar lehtësira ligjore për zhvillimin e bizneseve.

Veseli, në një postim në Facebook, ka përmendur disa nga veprimet e para që ka bërë Kuvendi e të cilat kanë të bëjnë me përmirësimin e kushteve për bizneset kosovare.

“Nga dita e parë e mandatit të kësaj legjislature kuvendore, prioritet është zhvillimi ekonomik, krijimi i kushteve dhe lehtësirave ligjore për të zhvilluar biznes, thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional duke amandamentuar dhe sjellë ligje të reja që ndikojnë në këtë fushë, si dhe në përmirësimin e sundimit të ligjit”, shkruan ai.

Kryeparlamentari kosovar thotë se në bashkëpunim me USAID-in, Kuvendi ka përcaktuar një agjendë të reformave ekonomike për këtë vit duke sjellë Ligjin për kamatëvonesat, Ligjin për Kambialin dhe Ligjin për Fondin e Garantimit të Kredive.

Top Channel