Kosovë, policia në aksion në rrugë dhe dasma

01/08/2015 00:00

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se i ka shtuar patrullimet nëpër të gjitha akset rrugore nacionale për të ndëshkuar të gjithë drejtuesit që kryejnë kundërvajtje duke mos i respektuar shenjat e trafikut.

Policia e Kosovës ka njoftuar po ashtu, se është duke reaguar në të gjitha festimet e ndryshme ku ka informacione se janë përdorur armë.

Ky është një problem i hershëm, sidomos në këtë periudhë pushimesh kur kthehen në vendlindje emigrantët dhe ka një rritje të numrit të dasmave, që jo rrallë janë shoqëruar edhe në incidente me armë.

Policia ka paralajmëruar masa ligjore të ashpra për qytetarët që kapen me armë.

Top Channel