Indi, 40 të vdekur nga kushtet atmosferike

01/08/2015 00:00

Të paktën 40 persona kanë humbur jetën në veri-lindje të Indisë për shkak të kushteve të rënda atmosferike dhe shirave të dendur që erdhen si pasojë e kalimit të ciklonit tropikal “Komen”.

Lajmi bëhet i ditur nga vetë mediat indiane. Pjesa më e madhe e humbjes së jetëve mësohet të jetë shkaktuar nga rrëzimi i kabllove elektrikë, por edhe si pasojë e kafshimit të gjarpërinjve helmues në zonat rurale.

Moti i keq, sipas qendrave meteorologjike, do të zgjasë edhe në 24 orët e ardhshme, kur pritet edhe dobësimi i forcës së ciklonit.

Top Channel