Pjesa e “MH370” mbërrin në Francë, hetuesit shpresojnë të zbardhin misterin

01/08/2015 00:00

Hetuesit në Tuluz të Francës shpresojnë të zgjidhin misterin e avionit të zhdukur të “Malaysia Airlines”, me numër fluturimi MH370.

Pjesa e prishur e avionit që u gjend në një plazh në ishullin e Reunion të Oqeanit Indian mbërriti në France për identifikimin zyrtar.

Pjesa, e gjatë 2 metra, ka rritur shpresat për të mësuar se çfarë ndodhi me avionin e linjës Kualal Lampur-Pekin, i cili u zhduk nga radarët marsin e shkuar së bashku me 239 persona në bord.

Me të mbërritur në Francë, një eskortë policore e shoqëroi copën e avionit drejt laboratorit të Ministrisë së Mbrojtjes në jug-perëndim të qytetit Tuluz, vendi ku hetuesit do fillojnë punën për të konfirmuar nëse i përket apo jo Boingut 777.

Top Channel