Tiranë, rikthehet në funksion stacioni i pompimit në Bërxullë

01/08/2015 00:00

Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve ka njoftuar pasditen e së shtunës rikthimin në funksion të stacionit të pompimit të ujit në komunën Bërxullë të Tiranës.

Stacioni në fjalë kishte ndërprerë të gjitha funksionet për shkak të punimeve të inxhinjerëve të OSHEE-së.

“Pas përfundimit të punimeve nga OSHEE stacioni i pompimit në Bërxull është kthyer në funksion të plotë”, thuhet në një komunikatë.

Top Channel