Meksikë, gjenden 5 viktima në lagjen e banuar nga klasa e mesme në kryeqytet

02/08/2015 00:00

Katër gra dhe një burrë janë gjetur të vdekur në një lagje të njohur si të banuar nga qytetarë të klasës së mesme, gjatë së premtes në kryeqytetin e Meksikës, një ngjarje e rrallë në qytet pavarësisht rasteve të njohura të dhunës mes karteleve të drogës në disa zona të tjera të këtij vendi.

Tri prej grave u gjetën me plagë të shkaktuara me armë zjarri, që u kishin marrë jetën, në zonën e banimit Narvarte të pjesës jugore të qytetit të Meksikos, bëri të ditur zyra e prokurorit lokal përmes një deklarate të publikuar të shtunën.

Mes viktimave ishte edhe fotoreporteri Ruben Espinosa, i cili ka punuar për revistën më të njohur meksikane “Proceso”, ashtu sikurse edhe për agjencinë fotografike “Cuartoscuro”, raportojnë mediat lokale.

Ende nuk dihen shkaqet apo autorët e ngjarjes, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet.

Top Channel