Delvinë, asgjësohen 4996 rrënjë kanabis. Autorët, ende të paidentifikuar

02/08/2015 00:00

Policia e Shtetit vijon në shkallë vendi operacionin kundër kultivimit të bimëve narkotike, duke asgjësuar gjatë fundjavës rreth 5 mijë rrënjë kanabis sativa në aksionet e zhvilluara në Jug të Shqipërisë, konkretisht në Delvinë.

Sasia e bimëve narkotike, më saktësisht 4996 rrënjë kanabis, është gjetur e mbjellë në 3 parcela të hapura rishtazi në vendin e quajtur “Mesopotam” të rrethit të Delvinës, të cilat me t’u zbuluar janë asgjësuar me djegie. Lartësia e bimëve varionte nga 80 cm deri në 1,1 m.

Policia ka nisur hetimet dhe po punon për identifikimin e më pas arrestimin e kultivuesve të lëndës narkotike.

Top Channel