Velipoja, më e shtrenjtë se Budva apo Turqia

02/08/2015 00:00

Plazhi i Velipojës është një nga zonat turistike më të preferuara në veri të vendit, por pushuesit ankohen për çmime të shtrenjta.

Sipas tyre, aktualisht Velipoja rezulton të jetë më e shtrenjtë se Budva e Malit të Zi. Po sipas pushuesve, probleme të rëndësishme mbeten mungesa e rojeve bregdetare, ujit të pijshëm dhe e një qendre me më shumë mjekë.

Plazhi i Velipojës është plazhi më i madh në veri të vendit, veçoritë e të cilit me ujin dhe rërën e pastërt e bëjnë edhe më tërheqës për pushuesit.

Nga konstatimi në terren, shqetësuese mbetet dhe mungesa e hapësirave publike në qendër të plazhit.

Top Channel