Itali, sherr banal në një bingo, theret për vdekje 55-vjeçari. Arrestohet agresori

02/08/2015 00:00

Një sherr banal mes dy shqiptarësh emigrantë në Itali ka përfunduar me vdekjen e njërit prej tyre dhe arrestimin e autorit të ngjarjes nga policia italiane, gjatë paradites së të dielës.

Mësohet se viktimë ka mbetur 55-vjeçari Sabri Alija, i cili ka ndërruar jetë në spitalin e Alessandrias gjatë orëve të natës, për shkak të plagëve të rënda të marra nga goditjet me thikë në gjoks.

Agresori besohet ta ketë qëlluar në ambientet e një bingoje për motive banale të lidhura me lojën e bixhozit, teksa më vonë është identifikuar si Haziz Polisi, 47 vjeç. Viktima ka tentuar të mbrohet me një shufër hekuri, por e ka pësuar keq.

Policia italiane ka mundur ta arrestojë agresorin.

Top Channel