“Netët e muzikës klasike” janë çelur me natën surealiste, një natë që ka bashkuar muzikën, Servantesin, Hygoin dhe Dalinë në bregun e Durrësit. Nata e së shtunës u drejtua nga kritiku dhe studiuesi Përparim Kabo, fjala e të cilit është shoqëruar në violinë, nga Daniel Vlashi, dhe Irma Picari, në piano.

Të gjitha netët e muzikës klasike do t’i dedikohen muzikës së vjetër spanjolle dhe lidhjeve të hershme mes Shqipërisë dhe Spanjës.

Festivali, që sjell vepra muzikore të një periudhe gati 5-shekullore, vjen me plot risi në këtë edicion të tij. Nata surealiste do të pasohet nga nata e muzikës së vjetër, ku përveç repertorit të zgjedhur muzikor do të interpretojë edhe pasardhësi i Heroit tonë Kombëtar, Skënderbeu.

Aktor dhe dramaturg, Alessandro Castriota vjen në këtë aktivitet artistik me një monolog premierë, të shkruar prej tij, të titulluar “Traidores” e që në shqip do të thotë “Tradhëtarët”.

Top Channel