Ndërron jetë në moshën 72-vjeçare Cilla Black

02/08/2015 00:00

Personaliteti televiziv, Cilla Black, e njohur si këngëtare dhe prezantuese e “the Blind Date” dhe që emrin e vërtetë e ka Prischilla Ëhite, ka ndërruar jetë në moshën 72-vjeçare në Spanjë.

Lajmin e ka dhënë “the Telegraph” duke cituar burime të policisë spanjolle gjatë së dielës, atje ku britanikja zotëronte një shtëpi pushimi në një resort spanjoll.

“Jemi ende duke pritur rezultatet e autopsisë, por të gjitha gjasat deri më tani tregojnë se vdekja e saj është si pasojë e shkaqeve natyrore”, thotë një zëdhënës i policisë. Duke qenë sezon pushimesh, Prischilla gjendej në Spanjë për të kaluar verën.

Artistja vuante prej kohësh nga artriti dhe mosdëgjimi, madje në një intervistë për “Daily Mail” të dhjetorit të kaluar ajo ishte shprehur se “ishte copëtuar fare”.

Black kishte deklaruar se nuk ndihej më në gjendje për të punuar, pavarësisht se kishte një seri ofertash pas dramës televizive “Cilla”, ku Sheridan Smith përshkruante fazat e hershme të karrierës së saj.

Top Channel