Nis restaurimi i “Monumentit të Pavarësisë”, në degradim në mes të Tiranës

02/08/2015 00:00

Bashkia e Tiranës ka nisur punën për të ndalur degradimin e “Monumentit të Pavarësisë” te Parku “Rinia”, i cili prej 3 vitesh dëmtohet e vidhet, që pjesët t’i shiten për skrap, madje kohët e fundit po zëvendëson edhe tualetet publike, aq shumë të munguara në kryeqytet.

Kjo fazë e parë do të ndiqet nga restaurimi i memorialit, në mënyrë që monumenti të presë i rikonstruktuar 28 Nëntorin, ditën e Pavarësisë. Kjo është puna e dytë e kryetarit të ri të Bashkisë, Erion Veliaj, pas kurdisjes së orës te “Kulla e Sahatit” në qendër të kryeqytetit.

“Monumenti i Pavarësisë” u ndërtua me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë dhe ka kushtuar qindra-mijëra euro.

Top Channel