Fier, zjarr në pyllin e Semanit. Digjen 6 ha pyje me pisha

02/08/2015 00:00

6 hektarë pyje janë djegur në zonën në kufi me bregdetin e Semanit, në Fier. Ka qenë ndërhyrja nga ajri që zjarri të mos merrte përmasa më të mëdha.

Terreni i vështirë ka bërë që mjetet zjarrfikëse të mos shkonin në vendin e ngjarjes. Kanë qenë vetë punonjësit e zjarrfikëses që në kushte të vështira kanë bërë të mundur që zjarri të mos përhapej në sipërfaqe të tjera. Në këto kushte ishte e domosdoshme ndërhyrja nga ajri.

Vetëm një ore pas njoftimit që ka bërë prefekti i Fierit në Drejtorinë e Emergjencave është bërë e mundur që një helikopter të ndërhyjë dhe që zjarri të fikej.

Nga burime të brendshme të specialistëve të Pyjores mendohet se zjarri ishte i qëllimshëm.

Top Channel