Protesta kundër dhunës në Izrael

02/08/2015 00:00

Izraeli ka njoftuar se ka ndërmend të arrestojë çdo të dyshuar për terrorizëm, pa qenë nevoja e një seance gjyqësore, kjo pasi kryeministri  Benjamin Netanjahu u zotua për “tolerancë zero” pas sulmit të rëndë që disa ditë më parë vrau një foshnjë palestineze.

Mijëra izraelitë dolën nëpër rrugë gjatë fundjavës për të protestuar kundër radikalizmit të theksuar që po përjeton vendi kohët e fundit. Me pankarta “Urrejtja vret!” dhe “Homofobia e racizmi janë njësoj si dhuna”, populli vendas kërkon të rivendosë sigurinë e munguar prej kohësh.

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Moshe Ya’alon, tha se kishte udhëzuar shërbimin e  sigurisë, policinë dhe ushtrinë për të aplikuar të ashtuquajturin paraburgim për të gjithë qytetarët hebrenj të dyshuar si të përfshirë në sulmet terroriste kundër palestinezëve.

Top Channel