Librazhd, zjarr me përmasa të mëdha në parkun kombëtar Shebenik-Jabllanicë

03/08/2015 00:00

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë Parkun Kombëtar Shebenik-Jabllanicë, në rrethin e Librazhdit, duke djegur më shumë se 10 hektarë sipërfaqe me bredha.

Zjarri është identifikuar pranë Qarrishtës, në një terren të vështirë për ndërhyrje. Shërbimi zjarrfikës po punon për vënien nën kontroll të flakëve, të ndihmuar edhe nga banorë të zonës.

Mësohet se për shuarjen e zjarrit kanë shkuar dy mjete zjarrëfikëse, por mund të kërkohen të tjera ndërhyrje, pasi ende nuk është bërë e mundur shuarja e flakëve.

Paraprakisht, mendohet se zjarri është i qëllimshëm, pasi është identifikuar gjatë natës. Policia është duke hetuar për zbardhjen e shkaqeve dhe vënien para përgjegjësisë së autorëve.

Top Channel