Tiranë, 26-vjeçari i dehur aksidenton çiftin e moshuar

03/08/2015 00:00

Policia e Tiranës ka arrestuar të hënën një 26-vjeçar, i cili duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin e tij tip Benz, ka dalë jashtë rruge dhe ka përplasur në trotuar dy të moshuar.

Aleks Arriku, me banim në Tiranë, ka aksidentuar në rrugën Kamëz-Tiranë shtetasin 73-vjeçar me iniciale I.Sh dhe bashkëshorten e tij 66-vjeçare, N.Sh.

Të moshuarit ndodhen në spital, por pa rrezik për jetën.

Top Channel