Campbell, fajtore e një sulmi ndaj fotografit italian

03/08/2015 00:00

Naomi Campbell është dënuar me 6 muaj burg pasi është shpallur fajtore e një sulmi ndaj një fotografi italian, një incident i ndodhur në 2009.

Supermodelja ka marrë këtë dënim pasi ka lënduar fotografin, ndërkohë që ndodhej me pushime në Siçili me ish-bashkëshortin Vladimir Doronin.

Incidenti ndodhi pasi fotografi Gaetano Di Giovanni ka ndjekur nga pas çiftin për t’i bërë foto, por Naomi raportohet ta jetë acaruar aq shumë sa i ka hedhur çantën në fytyrë, duke e gërvishtur në sy.

Top Channel