Dr. Dre, album pas 15 vitesh

03/08/2015 00:00

Super producenti i muzikës hip hop, Dr Dre, pritet të publikojë albumin e tij të parë në 15 vite.

50-vjeçari ka thënë në një intervistë se albumi i tij i ri, i cili titullohet “Compton: A Soundtrack by Dr. Dre”, është pranë ditës së publikimit.

Pas 15-vitesh pritjeje, fansat do të jenë në gjendje të marrin në duart e tyre albumin, i cili publikohet ditën e premte. Dr. Dre ka thënë se në albumin e tij do të ketë bashkëpunime me artistë të mëdhenj si Ice Cube, Kendrick Lamar, Eminem and Snoop Dogg.

Top Channel