Aksident tek mbikalimi Shkozet-Plepa, një i ri humb jetën

03/08/2015 00:00

Një i ri gjeti vdekjen mëngjesin e së hënës, pasi u përfshi në një aksident rrugor, teksa udhëtonte me motorin e tij, në zonën e plazhit në Durrës.

Sipas burimeve zyrtare të policisë, viktima është 24-vjeçari E.L., banues i qytetit të Durrësit.

Aksidenti ndodhi tek mbikalimi Shkozet-Plepa, në vendin e quajtur “Kabina elektrike”. Policia shpjegoi se, 28-vjeçari Alket Koçi, banues po në Durrës, teksa drejtonte automjetin e tij tip Volkswagen, me targa AA 458 JV, është përplasur me mjetin motoçikletë, të tipit “Dayton”, pa targa, me drejtues 24-vjeçarin E.L..

Si pasojë e përplasjes u aksidentua shumë rëndë i riu E.L., i cili u dërgua në spitalin rajonal të Durrësit, por megjithë ndihmën e mjekëve, ai nuk mundi të mbijetojë. Drejtuesi i mjetit Volksvagen, Alket Koçi, u arrestua në flagrance, ndërsa Prokuroria e Durrësit do të vijojë hetimet e mëtejshme për veprën penale të drejtimit të automjeteve në gjendje të dehur apo pa dëshmi.

Top Channel