Një automjet në flakë në rrugën Tiranë-Durrës

03/08/2015 00:00
Foto ilustruese

Në autostradën Tiranë-Durrës, një “Fiat Punto” në lëvizje u përfshi nga flakët ditën e hënë.

Ngjarja ndodhi në kilometrin e gjashtë, ndërsa makina rezulton në pronësi të shtetasit me iniciale H.M.

Policia nisi hetimet dhe paraprakisht dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.

Gjithashtu, blutë morën masa për të normalizuar qarkullimin e mjeteve në autostradën Tiranë-Durrës.

Top Channel