Elbasan, një zjarr i madh përfshin ullishtën; shuhet nga reshjet

03/08/2015 00:00

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë kodrën me ullinj në pjesën veriore të qytetit të Elbasanit, duke djegur qindra rrënjë ullinj.

Zjarri u konstatua rreth mesditës pranë repartit ushtarak dhe, me gjithë përpjekjet me mjete rrethanore të punonjësve të Shërbimit Zjarrfikës dhe banorëve, nuk u vu nën kontroll deri sa u kujdes moti edhe për këtë aspekt. Reshjet e dendura të shiut që nisën pasdite shuan totalisht zjarrin e rënë në ullishtë pranë kishës së Shën Thanasit.

Ka qenë e pamundur ndërhyrja e mjeteve zjarrfikëse në këtë zonë, e cila megjithëse ka rrugë, ato janë shumë të ngushta e të pamundura të përshkohen nga mjete të mëdha.

Forcat e policisë, ato të zjarrfikëses dhe banorët po vazhdojnë përpjekjet për vënien nën kontroll të flakëve, por ato favorizohen nga temperaturat e larta dhe era.  Drejtimi i erës po i shtyn flakët edhe më tej në brendësi të kodrave me ullinj, por fatmirësisht po i largon ato nga zona e banuar.

Edhe pse shkaqet e zjarrit nuk dihen ende, dyshimet e para bien mbi pakujdesinë e banorëve të zonës, ose mbi ndonjë zjarrvënie të qëllimshme.

Top Channel