Tiranë, gjendet një kufomë e dekompozuar në një shtëpi të pabanuar

03/08/2015 00:00

Një kufomë e dekompozuar është gjetur në shtëpinë e pabanuar të shtetasit S.H., 58 vjeç.

Sipas gazetës ‘Shqip’, shtëpia ndodhet në rrugën “Gjon Buzuku” të Tiranës dhe kufoma është gjetur rreth orës 14:10, të një dite më parë.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia, e cili nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes së trupit të pajetë. Nuk dihet identiteti i viktimës, por trupi është dërguar në morg për t’iu nënshtruar ekspertizës mjeko-ligjore.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se ai ka gjetur vdekjen nga shkaqet natyrale.

Top Channel