Hysaj debuton me Napolin në miqësoren ndaj Nice

03/08/2015 00:00

Elseid Hysaj debutoi të dielën me skuadrën e tij të re, Napolin, skuadër e cila pagoi 5 milionë euro për ta blerë mbrojtësin e kombëtares shqiptare nga Empoli.

21-vjeçari u aktivizua në pjesën e dytë të miqësores ndaj Nice.

Paraqitja e Hysajt në këtë miqësore ishte e kënaqshme. Gjithsesi, shkodrani ka zhvilluar vetëm disa seanca stërvitore me Napolin dhe i duhet më shumë kohë për t’u përshtatur me skuadrën e tij të re.

Top Channel