Pamjet e frikshme të rrëzimit të helikopterit ushtarak rus

03/08/2015 00:00

Një helikoter ushtarak rus u rrëzua gjatë një operacioni stërvitor në Rayzan, duke vrarë një pilot dhe lënë të plagosur një tjetër.

Helikopteri Mi-28N ishte pjesë e skuadrës që njihej si “Berkuty”, ose “Shqiponjat e Arta”. Mjeti pësoi një avari teksa ishte duke kryer manovrat e parashikuara sipas programit të stërvitjes dhe nisi të humbasë lartësi.

Pas disa rrotullimeve, helikopteri u përplas në fuqishëm në tokë duke u përfshirë menjëherë nga plagët. Zjarrfikësit shuan zjarrin me shpejtësi, por fatkeqësisht një pilot kishte gjetur vdekjen, ndërsa tjetri u shoqërua menjëherë në spital.

Ministria ruse e Mbrojtjes thotë se gjendja e pilotit të dytë është e qendrueshmë, ndërkohë që shkak për aksidentin dyshohet një keqfunksionim i sistemit hidraulik të drejtimit të mjetit.

Top Channel