Akuzat e PD, reagon DAR i Tiranës: Asnjë urdhër për bindjet politike

03/08/2015 00:00

Në një reagim të drejtoreshës së Drejtorisë Arsimore Rajonale të Tiranës, pas akuzave nga ana e Partisë Demokratike, thuhet se, ditët e fundit në adresën e “e-mail”-it të zonjës Eglantina Metani janë ndërmarrë disa sulme, që tentonin të thyenin fjalëkalimin, për ta përdorur më pas atë llogari.

Në deklaratën e zonjës Metani thuhet se, “Fatkeqësisht, edhe pse dështuan me adresën e postës elektronike, viktimë e këtij sulmi ka rënë asistentja e saj, të cilës mesa duket jo vetëm i është thyer fjalëkalimi, por llogaria i është përdorur edhe për qëllime të ulëta politike”.

Në deklaratë thuhet se, nuk ka asnjë kërkesë nga institucioni që ajo drejton, për t’u informuar mbi bindjet politike të mësuesve në shkollat e Qarkut të Tiranës. “Për ne – thuhet në deklaratë, – shkolla është e depolitizuar dhe, siç treguam në zgjedhjet e fundit të qershorit, koha kur mësuesit përfshiheshin në fushata elektorale ka marrë fund”.

Top Channel