Sarandë, humb jetën nga zjarret një 62-vjeçar

03/08/2015 00:00

Shënohet viktima e parë nga zjarret që kanë përfshirë së fundmi pyjet dhe pemishtet në vendin tonë.

Një 62-vjeçar ka gjetur vdekjen në fshatin Markat të rrethi të Sarandës. Viktima është shtetasi Pëllumb Shehu.

Trupi i tij i pajetë është gjetur nga forcat e policisë që mbërritën në vendin e ngjarjes pas lajmërimit të marrë për rënien e zjarrit në ullishten e fshatit.

Dyshohet se viktima është asfiksuar dhe ka humbur ndjenjat në përpjekje për të fikur flakët. Më pas përhapja me shpejtësi e tyre ka qenë fatale për të.

Flakët janë vendosur nën kontroll nga forcat zjarrfikëse dhe banorët e zonës pas dy orësh, ndërkohë që policia ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen e rëndë të humbjes së jetës së 62-vjeçarit.

Top Channel