Holandë, vinçat shembin urën. Struktura e çeliktë rrafshon shtëpitë. 20 të plagosur

03/08/2015 00:00

Dy vinça që po kalonin mbi një seksion masiv të një ure, shkaktuan shembjen e saj në një qytet perëndimor të Holandës gjatë pasdites së të hënës, duke rrafshuar disa shtëpi radhazi e duke lënë të plagosur të paktën 20 vetë.

Video dramatike nga aksidenti në Alphen aan den Rijn tregojnë sesi një seksion i rrugës u lëkund në mënyrë të pakontrollueshme dhe ra mbi shtëpitë, e padyshim edhe ulërimat e atyre që e panë nga brenda shtëpive.

Disa ndërtesa thuajse u rrafshuan fare, ndërsa punonjësit e kërkim-shpëtimit kanë nisur punën për të gjetur ndonjë të bllokuar nën rrënoja, raporton rrjeti televiziv holandez, NOS.

Punonjës të emergjencave në Alphen aan den Rijn konfirmuan aksidentin përmes rrjetit social Twitter, por nuk dhanë asnjë detaj më tej. Dhjetëra mjete të emergjencave shkuan në vendngjarje.

Ura, më e vjetra mbi lumin e Rinit, ishte duke i rikonstruktuar pasi kontrollet e viteve 2010 treguan se struktura e saj prej çeliku ishte në kushte të mjerueshme. Rikonstruksioni, i cili nisi në pranverë, pritej të zgjaste përgjatë gjithë verës.

Top Channel