Jahjaga përshëndet vendimin e Kuvendit për Specialen
03/08/2015 00:00
Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, përshëndeti vendimin e Kuvendit të Kosovës për të miratuar amendamentet kushtetuese për themelimin e Gjykatës Speciale, si një përmbushje të detyrimeve ndërkombëtare të vendit.
Presidentja Jahjaga vlerëson se, themelimi i Gjykatës Speciale, bazuar në kuadrin legjislativ, dëshmon përkushtimin e Kosovës në parimin “drejtësi për të gjithë”.
Presidentja e Kosovës Jahjaga thekson gjithashtu se, Gjykata Speciale do të adresojë akuzat e ngritura nga raporti i Këshillit të Evropës dhe se nuk do gjykojë përpjekjen kolektive të popullit të Kosovës për çlirim dhe liri.
Top Channel