Gjermani, emigrantët kapin nivele rekord; plot 11 milionë

03/08/2015 00:00

Numri i emigrantëve që jetojnë në Gjermani është rritur me 3,7 për qind gjatë vitit të kaluar, duke kapur shifrën rekord prej 11 milionë të tillë, e duke përbërë kështu një të pestën e popullsisë, bëri të ditur Zyra Federale e Statistikave gjatë së hënës.

Shifrat nxjerrin në pah varësinë gjithnjë e në rritje të Gjermanisë nga punëtorët e lindur jashtë vendit, që kanë ndikuar në ekonominë e saj të fuqishme dhe më e madhja në Europë, ashtu sikurse dhe pranimin nga ana e saj të qindra-mijëra refugjatëve.

Shumica e emigrantëve vijnë nga vende të Bashkimit Europian, si Polonia, Rumania, Italia, Bullgaria dhe Hungaria. Vitin e kaluar, numri i personave që jetonin në Gjermani të ardhur si emigrantë është rritur me rreth 1,5 milionë, apo 10 për qind, krahasuar me 2011-n. Popullsia gjermane, pra nëse përjashtojmë emigrantët, ka rënë me 1,4 për qind.

Shifrat bazohen në një mostër censusi, siç bën të ditur Zyra e Statistikave, në të cilën është ndjekur ecuria e shifrave të emigracionit që prej vitit 2005.

Top Channel