Kultivimi i narkotikëve, aksione në Shkodër e Pukë; asgjësohen rreth 1.450 bimë

04/08/2015 00:00

Nga puna e shërbimeve të komisariateve të policisë në Shkodër dhe Pukë, në vijim të operacioneve antikanabis, për evidentimin dhe asgjesimin e bimëve narkotike të mbjella, gjatë ditës së djeshme janë goditur disa raste të kultivimit të kanabisit.

Konkretisht, në vëndin e quajtur Mbaspyllaj, në fshatin Mazrek të Shkodrës janë gjetur dhe asgjësuar 4 parcela me 470 rrënjë bime narkotike te dyshuara si kanabis sativa.

Ndërsa në fshatin Vukjakaj janë gjetur dhe asgjësuar 14 parcela me 930 rrënjë bimë narkotike. Ndërsa në Pukë, në fshatin Mezi, janë asgjësuar 50 bimë të mbjella në një parcelë të vetme.

Në të tre rastet bimët janë asgjësuar me anë të djegies, ndërsa një pjesë e tyre janë marrë në cilësinë e provës materiale. Strukturat policore po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve, ndërkohë që materialet hetimore i kanë kaluar prokurorisë.

Top Channel