Berat, asgjësohen 1297 rrënjë kanabis. Arrestohen 3 persona

04/08/2015 00:00

Policia e Beratit ka asgjësuar 1297 rrënjë bimë narkotike, ka arrestuar 3 persona dhe po procedon në gjendje të lirë kryeplakun e fshatit Dardhë.

Në pranga kanë rënë 26-vjeçari Abaz Mbrati, 59-vjeçari Vasil  Mbrati dhe 58-vjeçari Dine Mbrati,  të tre banues në fshatin Dardhë. Gjithashtu, filloi proçedimi penal dhe u shpallën në kërkim 3 shtetas të tjerë, banues në Vlorë. Këta 6 persona dyshohen si kultivues të bimëve narkotike.

Procedimi penal në gjendje të lirë ndaj kryeplakut të fshatit Dardhë, shtetasit me iniciale L.M., u bë për “moskallëzim”.

Top Channel