Mungesa e ujit, debat në Këshillin Bashkiak të Kukësit

04/08/2015 00:00

Mungesa e ujit të pijshëm në qytetin e Kukësit ka shkaktuar reagime të ashpra në Këshillin Bashkiak të qytetit.

Këshilltarët i kanë kërkuar drejtuesve të bashkisë që të ndërhyhet në mënyrë urgjente, pasi qytetarët po furnizohen me ujë vetëm 1 orë në 24, duke rrezikuar shpërthimin e epidemive.

Këshilltarët e majtë kanë theksuar domosdoshmërinë e mbylljes së të gjitha lavazheve dhe ndërhyrjes në rrjet për të gjitha lidhjet e paligjshme.

Sipas këshilltarëve të djathtë, çështja nuk duhet të mbetet deri këtu, por të nxirren përgjegjësitë për të gjithë ata që kanë shkelur ligjin, duke lënë në mëshirë të fatit banorët, me keqmenaxhimin që i kanë bërë ujësjellësit të ri.

Prej më shumë se 3 muajsh, banorët që jetojnë mbi katet e dyta të banesave vuajnë mungesën e ujit, pasi sasia që mbërrin në çezmat e konsumatorëve është e pakët dhe nuk mjafton për t’u ngjitur në katet e sipërme.

Top Channel