Shitet fotografia e trupit të Bobbi Kristina

04/08/2015 00:00

Ndërkohë që familjarët po dërgonin trupin e të ndjerës Bobbi Kristina Brown për në destinacionin final, mediat u pushtuan me lajmin se një foto në të cilin shfaqej trupi i saj është shitur nga një person i paidentifikuar.

Sipas “TMZ”, dikush i ka bërë një fotografi trupit të Brown gjatë një vizite private një ditë para funeralit. Ajo fotografi mendohet të ketë dalë në shitje me një vlerë rreth 100.000 dollarë.

Bobbi Kristina Brown është varrosur ditën e djeshme përkrah nënës së saj, Whitney Houston, në New Jersey. Ajo është ndarë nga jeta më 26 korrik, 6 muaj pasi u gjet pa ndjenja në vaskën e shtëpisë së saj.

Bobbi ishte fëmija i vetëm i Whitney Houston dhe Bobby Brown.

Top Channel