Bulqizë, arrestohen dy persona për vjedhje dhe tregtim të paligjshëm

04/08/2015 00:00

Policia e Bulqizës ka vënë në pranga gjatë ditës së martë dy persona për vjedhje dhe  tregtim të paligjshëm të materialeve të ndryshme. Ata janë S. Fishta, punonjës i Ujësjellësit të Bulqizës dhe B.Shira, tregtar.

Sipas policisë, punonjësi i Ujësjellësit akuzohet për vjedhje të materialeve në magazinën e Ujësjellësit të Bulqizës, kryesisht saraçineska të dimensioneve të ndryshme, ku sipas  policisë, personi në fjalë ia shiste për skrap tregtarit B.Shira për qëllime fitimi.

Në një deklaratë për shtyp, policia bën me dije se në magazinën e ujësjellësit janë vjedhur rreth 250 saraçineska të tipeve të ndryshme të cilat kapin vlerën e gjashtë milionë lekëve të vjetra.

Top Channel