Djali i Gaddafi-t torturohet në qeli, autoritetet në Tripoli nisin hetimet

04/08/2015 00:00

Një hetim ka nisur në Tripoli pas shpërndarjes online të një videoje që tregonte Saadi Gaddafi-n të torturohej në qelinë e cilij nga milicia islamike.

Imazhet tregojnë të birin e kolonelit Muammar Gaddafi teksa ndodhet i ulur në një karrike dhe i trembur dëgjon të bërtiturat nga qelitë e tjera.

Më pas ai goditet me shuplaka dhe torturohet nga disa persona që e godasin me thupra tek këmbët e zbathura.

Prokuroria e Tripolit ka kërkuar identifikimin e personave përgjegjës, në mënyrë që më pas të marrë masat që parashikon ligjji.

Misioni i Kombeve të Bashkuara në Libi, nëpërmjet zëdhënësit të tij ka kërkuar që autoritetet t’i shkojnë deri në fund çështjes dhe të dënojnë përgjegjësit.

Saadi Gaddafi u arrestua në mars të vitit të kaluar në Niger, prej nga u ekstradua dhe aktualisht po vuan dënimin e tij në Tripoli së bashku me figura të tjera të regjimit të të atit. Një gjykatë e ka dënuar atë me vdekje për krimet e kryera në trazirat e vitit 2011.

Videoja e transmetuar nga portali informativ Al Wasat, autenticiteti i të cilës nuk mund të verifikohet, është shfaqur një javë pas dënimit me vdekje të djalit tjetër të Gaddafi-t, Saif al Islam, në lidhje me po të njëjtat trazira.

Top Channel