Në Tetovë, të martën është mbajtur një mbledhje e jashtëzakonshme e Këshillit komunal. Këshilltarët e Komunës së Tetovës janë informuar për situatën e krijuar në Komunë pas përmbytjeve të së hënës.

5 dhe 6 gushti i 2015 janë shpallur ditë zie në Tetovë, në nderë të viktimave që humbën jetën gjatë përmbytjeve.

Këshilli Komunal ka miratuar vendim për parashtrimin e kërkesës deri te Qeveria e Maqedonisë për shpalljen e gjendjes së krizës në territorin e komunës se Tetovës.

Top Channel