Will Smith dhe Jada Pinket mohojnë divorcin

04/08/2015 00:00

Will Smith më në fund ka thyer heshtjen për të qartësuar thashethemet që kanë nisur të qarkullojnë se ai dhe bashkëshortja e tij do të divorcohen. Përmes një postimi të bërë në rrjetin social Facebook, ditën e hënë, ai ka sqaruar këtë lajm.

Will është shprehur edhe pse asnjëhërë nuk pëlqen t’i përgjigjet këtyre lloj lajmesh, ai është ndjerë i detyruar për të gjithë fansat e tij se ai dhe Jada nuk janë duke u divorcuar.

Në fund të postimit, Will ka shkruar: “Ju premtoj të gjithëve se nëse ndonjëherë vendos të ndahem nga princesha ime, ju betohem se do jem unë ai që do e jap këtë lajm”.

Will dhe Jada kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në dhjetor 1997. Ata janë prindër të Jaden Smith dhe Willow Smith. Çifti i famshëm është bërë shpesh objekt thashethemesh për divorc, por ata ia kanë dalë të jenë të fortë dhe të mbeten të bashkuar si çift.

Top Channel