“Pakti” i Miranda Kerr me Orlando Bloom

04/08/2015 00:00

Miranda Kerr dhe Orlando Bloom u ndanë miqësisht në 2013-n, duke i dhënë fund martesës 3-vjeçare, nga e cila lindi Flynn.

Njëri prej çifteve më të përfolur të asaj kohe vendosi të ndahej me marrëveshje, të cilën e bën publike vetëm Kerr në një intervistë për “Hello”.

Supermodelja australiane thotë se ajo dhe Orlando ranë dakort që të ndaheshin, por me disa kushte.

“Njëri prej këtyre kushteve ishte jetesa në të njëjtën lagje, kështu që Flynn do të kishte një atmosferë familjare”, thotë Kerr.

Në fakt, Orlando dhe Miranda janë fqinj. Shtëpitë e modeles dhe ajo e aktorit, dikur bashkëshortë janë disa dhjetra metra larg njëra-tjetrës në Los Anxheles.

“Menduam si familje që ishte vendimi më i mirë për Flynn. Orlando dhe unë u vendosëm në shtëpi pesë minuta larg njëri-tjetrit dhe gjithçka për të mirën e djalit tonë”, thotë Kerr.

Më tej, modelja ripohon për të disatën herë se ruan marrëdhënie të mira me Orlandon.

“Jemi shumë të afërt. Kur udhëtoj unë, Flynn rri disa ditë me të atin, më pas kur unë kthehem mund të qendrojë me mua, duke i dhënë mundësi të atit për të udhëtuar për punë. Gjatë gjithë kohës Flynn është ose me mua, ose me babain e tij”, thotë Kerr.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel