“John Warner”, Marina e SHBA-ve pajiset me nëndetësen më “vdekjeprurëse”

04/08/2015 00:00

Ajo peshon 7800 tonë, është e gjatë 102,7 metra, ndërsa vlera e çelikut dhe pajisjeve antigjurmuese nga radarët apo sonarët shkon deri në 2 miliardë dollarë. Mjetet luftarake të kontrollit gjatë luftës së supozuar duken si një pasazh i lojërave online.

Mjeti lundrues nëndetare mund të jetë përdorur vetëm pak gjatë testimeve detare, por personi që ka qenë në krye të saj është mbushur me krenari, për shkak se nëndetësja më e re e Marinës amerikane i është bashkuar flotës gjatë një ceremonie në Stacionin Detar të Norfolkut, ditën e shtunë.

“Gjëja më e shkëlqyer dhe më e hijshme që kam parë ndonjëherë në karrierën time ushtarake”, tha Daniel Caldwell, një veteran 22-vjeçar i Marinës dhe kapiten i parë i amerikanes “USS John Warner”. “Do të mund të bëjë gjithçka që duam në të ardhmen, edhe pse kjo mund të sjellë pakënaqësi”.

I mbani mend filmat e vjetër luftarakë me një kapiten që shihte përmes një periskopi dhe diktonte koordinatat për një sulm me silur? Këtë gjë pritet ta bëjë vetë nëndetësja. Për dikë, ajo nuk ka vetëm një periskop. Në vend të saj, “John Warner” do të mund të shfrytëzojë direkun fotografues, një pjesë e magjisë elektronike, që përfshin edhe video të rezolucionit HD dhe me infra të kuqe, në mënyrë që t’i mundësohet “Warner”-it, një mjet i klasit të 12 mes nëndetëseve sulmuese të Virxhinias, të shohë dhe të mos diktohet, si askush tjetër më parë nën ujërat detare.

Informacioni video shfaqet në ekranet gjigante në qendrën e komandës. Një levë, që ngjason së tepërmi me ato që përdoren në lojërat “videogame”, kontrollon të gjithë shfaqjen. Përballë saj është vendi ku dy marinarët drejtojnë nëndetësen, si një pilot dhe një zëvendëspilot të ulur përballë një muri të lakuar me ekrane videosh. Drejtimi i një nëndetëseje kërkon një ekuipazh prej 4 vetësh, – thotë Caldwell, – por teknologjia e ka përgjysmuar këtë numër, duke i nxjerrë “jashtë loje” dy marinsa.

Sa i përket arsenalit, “John Warner” është i tejngopur me 12 raketa “Tomahawk” që lëshohen nga dy gjire të mëdha në pjesën e përparme të mjetit, si të ishin dhoma të një revolveri, ashtu sikurse edhe silurë MK48, të cilët lëshohen nga 4 tuba, nga dy në secilin krah të anijes.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel