Trafik me armë zjarri në Tropojë, arrestohet një 31-vjeçar

04/08/2015 00:00

Policia e Tropojës ka goditur një rast të trafikut të armëve dhe municioneve, duke sekuestruar tre armë zjarri dhe duke prangosur një 31-vjeçar.

I arrestuari është shtetasi Binak Gjoçaj, 31 vjeç, banor i Llugajt në Tropojë.

Ai është arrestuar në flagrancë në afërsi të banesës së tij me një armë zjarri automatike dhe një mitroloz të futura në një thes.

Gjatë kontrolleve në banesën e 31-vjeçarit, policia gjeti edhe një armë gjahu paleje si dhe një sasi e konsiderueshme fishekës dhe municionesh luftarake.

Materialet i kaluan Prokurorisë  së Tropojës për veprën penale ‘trafikim i armëve dhe municioneve luftarake‘.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel