Trafik klandestinësh me jaht drejt Italisë, pranga shqiptarit

05/08/2015 00:00

Një shtetas shqiptar dhe një sirian janë vënë në pranga nga policia italiane me akuzën e trafikut të klandestinëve.

Edvin Bllacaj, 37 vjeç dhe 32-vjeçari sirian Shafik Sahyouni, kishin zgjedhur të transportonin klandestinë përmes një jahti nga Turqia në drejtim të Italisë, kundrejt pagesave të majme.

Jahti ishte zgjedhur si mënyrë mbulimi për t’u shpëtuar kontrolleve nga autoritetet detare italiane.

Dy trafikantët, për t’i shpëtuar policisë ishin fshehur mes 90 klandestinëve dhe identifikimi i tyre u bë i mundur vetëm pas bashkëpunimit të disa klandestinëve me policinë.

37-vjeçari shqiptar dhe 32-vjeçari sirian, tashmë duhet të përballen me akuzohën e trafikut të klandestinëve.

Top Channel