Itali, shkatërrohet një tjetër bandë hajdutësh; 9 shqiptarë të arrestuar

05/08/2015 00:00

Forcat karabiniere italiane të Xhenovas kanë ekzekutuar një urdhërarresti për të paktën 14 persona, 9 prej të cilëve janë arrestuar këtë të mërkurë.

Të gjithë të arrestuarit janë shqiptarë dhe shihen si përgjegjës për disa vjedhje të ndodhura nëpër vendbanime të ndryshme, të ndodhura gjatë viteve 2014 dhe 2015.

Sipas akuzës së ngritur ndaj tyre, ata kanë grabitur të paktën 85 shtëpi, të cilat ndodhen në Xhenova, Savoneze dhe Baso Piemonte.

Top Channel