Di Maria te PSG: Do të jap maksimumin për ekipin

05/08/2015 00:00

Angel Di Maria ka bërë deklaratën e tij të parë si futbollisti më i ri i PSG dhe kjo ndodhi menjëherë pas vizitave mjekësore, të kryera me klubin kampion të Francës.

Futbollisti argjentinas nuk e fshehu entuziazmin e tij për transferimin e tij te skuadra pariziene.

“Jam shumë i lumtur që i bashkohem skuadrës së PSG. Ajo që di unë është se kjo skuadër fitoi të gjithë trofetë e sezonit të kaluar në Francë. Kjo është shumë e rëndësishme. Në të njëjtën kohë, di se ky klub kërkon të thyejë edhe tabunë çerekfinale në Ligën e Kampioneve. Unë do të jap më të mirën time, për të ndihmuar skuadrën në aktivitetin më të rëndësishëm europian për klube”, është shprehur Di Maria.

Top Channel