Miley Cyrus ka bërë një tjetër postim në rrjetet sociale, duke kënaqur fansat e vet.

Fotografia e publikuar në Instagram, e bërë nga fotografët Mert Alas dhe Marcus Piggot për kopertinën e revistës “W”, tregon 22-vjeçaren teksa pozon “topless” përkrah të dashurës së saj, ndërkohë që ajo e ushqen me ëmbëlsirë.

Bashkangjitur fotografisë, Miley ka shkruar: “Ja si festojmë ne”. Në fotografinë provokuese, këngëtarja 22-vjeçare ka zgjedhur ta mbulojë gjoksin e saj me dy ikona yjesh. E dashura e saj, modelja bukuroshe Stella Maxëell, duket gjithashtu e mrekullueshme në këtë foto, me flokët e çrregullta dhe me një shikim provokues nga aparati.

Mendohet se Stella dhe Miley janë lidhur me njëra-tjetrën në muajin maj, por marrëdhënia e tyre u konfirmua muajin e kaluar teksa u fotografuan duke shkëmbyer puthje pasionante me njëra-tjetrën.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel