Tetova mban zi për viktimat e përmbytjeve. Vijon vlerësimi i dëmeve

05/08/2015 00:00

Në Tetovë, e mërkura dhe e enjtja janë shpallur ditë zie. Vendimin e mori Këshilli i Komunës së Tetovës pas motit të keq që përfshiu Tetovën gjatë së hënës, për shkak të të cilit humbën jetën 4 persona dhe një vajzë konsiderohet e zhdukur.

Shiu i rrëmbyeshëm dhe përmbytjet lanë pas vetes edhe dëme të mëdha materiale, në Tetovë e fshatrat përreth kësaj komune. Sipas të dhënave fillestare, në Tetovë dhe rrethinat e saj janë dëmtuar 200 objekte.

Dëmet e shkaktuara do t’i vlerësojë një komision i posaçëm qeveritar. Me vendim të Qeverisë së Maqedonisë, familjeve të dëmtuara nga reshjet dhe përmbytjet do u jepet një ndihmë fillestare prej 30 mijë denarësh, apo rreth 500 dollarë.

Top Channel