Aksidenti i minatorëve kinezë, dëmshpërblehet familja e viktimës

05/08/2015 00:00

Shoqëria “Eurosig” ka dëmshpërblyer tre punonjësit e kompanisë kineze të kontraktuar nga shoqëria AlbChrom, që u aksidentuan në minierën e Bulqizës në muajin prill.

Një nga punonjësit kinezë, He Chuan humbi jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa dy të tjerët, Dabing Du dhe Hu Shi Ning u plagosën.

Çeqet me vlerë 100 mijë dollarë në total iu dhanë familjarëve të të ndjerit dhe të plagosurve, si dhe shoqërisë.

Të pranishëm në këtë event ishin përfaqësues të Abasadës Kineze në Shqipëri.

Top Channel