180 ton ndihma nga Arabia Saudite për njerëzit në nevojë

05/08/2015 00:00

180 ton ndihma humanitare i janë dërguar Shqipërisë nga qeveria e Mbretërisë së Arabisë Saudite. Avioni i parë mbërriti në orët e para të mëngjesit të sotëm në aeroportin e Rinasit, ndërkohë që në ditët e ardhshme pritet të vijnë edhe tre avionë të tjerë.

I pranishëm në pritjen e ndihmave në aeroport ishte ambasadori saudit në Tiranë dhe drejtori i përgjithshëm i Emergjencave Civile, Shemsi Premçi.

Ndihmat konsistojnë në çadra strehimi, batanije, dyshekë dhe paketa ushqimore dhe do u shpërndahen familjeve në nevojë, ndërsa pjesa që do të mbesë do të qëndrojë në depozitat e rezervave të shtetit për t’u përdorur në rast të Emergjencave Civile.

Top Channel