“MH 370”, kërkimet duhen zhvendosur në jug të Oqeanit Indian

05/08/2015 00:00

Fakti që një pjesë e krahut të avionit Boing 777 të kompanisë “Malaysian Airlines” u gjet në ishullin Reunion do të thotë që kërkimet e bëra që nga çasti kur ndodhi ngjarja e deri më sot kanë qenë të kota.

Në këtë përfundim ka arritur një fizikant nga Suedia, që ka bërë gjithashtu një investigim personal të pavarur mbi ngjarjen, duke u tërhequr nga rrethanat se si ndodhi.

Sipas doktor Henrik Ridberg, kërkimet duhen spostuar në jug të Oqeanit Indian që pozicionohet më në veri të vendit ku janë bërë kërkimet deri më sot.

Kjo, bazuar tek rrymat që mund ta kenë zhvendosur avionin në një zonë të pamenduar deri më sot.

Top Channel